Kryetari i Autoritetit Kosovar i Konkurrencës Valon Prestreshi ka dalur në mbeshtetje të Kryetarit të Komunës Shpend Ahmeti për vendosjen e taksës prej 10 euro për të gjitha veturat që hyjnë në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Prestreshi ka thënë se Prishtina është kryeqytet, dhe kryetari i kryeqytetit ka pushtet pak më pak se kryeministri.
Postimi i plotë i tij:
Në mbështetje të plotë të kryetarit Shpend Ahmeti për taksën 10 euro për të hyrë në Prishtinë me vetura.
Mos harroni Prishtina është kryeqytet, dhe kryetari i kryeqytetit ka pushtet pak më pak se kryeministri. Veprimi i ndërmarrur nga Kryetari dhe Komuna është në interes të plotë të kryeqytetit dhe qytetarëve të tijë! /InLajmi/