Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Gjilanin, pasi që një 19-vjeçare është gjetur e varur në degën e një lisi, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për viktimën A.L, për vdekjen e së cilës prokuroria ka nisur hetimet, derisa ende nuk dihet për motivet e ngjarjes.
Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se viktima ishte larguar nga shtëpia e burrit dhe pas kërkimit nga familjarët e saj, është gjetur në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë.