Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka dënuar sulmin ndaj ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, duke thënë se lajmin e ka pranuar me shqetsim të thellë, përcjell InLajmi.
Kuçi kërkon nga organet e rendit të ndërmarrin të gjitha masat për të zbardhur këtë rast sa më shpejtë.
Postimi i plotë i tij:
Me shqetësim të thellë sot kuptova për sulmin ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, që fatmirësisht përfundoi vetëm me dëme material. Të premtën bashkë me Shkumbinin realizuam një intervistë, që do të transmetohet sonte dhe patëm kohë të flisnim, aq sa të njiheshim mes vete. Sulmi ndaj një gazetari është sulm ndaj lirisë së fjalës, sulm ndaj medias. E dënoj këtë sulm dhe kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin të gjitha masat për të zbardhur këtë rast sa më shpejtë./InLajmi/