Anita Nikaj, e cila për publikun u bë e famshme me rolin që kishte në serialin “O sa mirë” është fejuar.
Brunja tash e një kohë jeton dhe vepron në SHBA, ndërsa së fundi vendosi që t’i japë fund beqarisë, duke u fejuar me partnerin e saj.
Këtë e bëri të ditur përmes disa postimeve në Instagram, ku shihet duke pozuar me unazë të fejesës në dorë, shkruan lajmi.net.
Ajo i tha “Po” propozimit të të dashurit të saj, Sammy Puleo, ndërsa në fotografi shihen teksa po fesonin bashkë me miq.