Sulmet ajrore të Turqisë , që shënjestruan disa zona të veriut të Sirisë, shkaktuan viktima mes civilëve njoftoi një koalicion luftëtarësh kurdë e arabë.
“Ka pasur bombardime intensive të avionëve turq mbi pozicionet ushtarake dhe fshatrat e civilëve.
Sipas raportimeve të para, ka pasur viktima mes civilëve”, njoftoi në Twitter koalicioni Forcat Demokratike Siriane (SDF).
Sot, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi fillimin e një operacioni të ri ushtarak, të quajtur Burimi i Paqes, kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (PPU),lajmi.net
“Ky operacion synon terroristët e PPU-së dhe ISIS-it dhe ka për qëllim të krijojë një zonë sigurie në verilindje të Sirisë.

Zona e sigurisë që ne do të krijojmë, do të bëjë të mundur kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre”, u shpreh ai.