Në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë në dalje të tyre, sot janë shkaktuar kolona të gjata ku pritjet janë nga 15 minuta deri në 40 minuta.
Bashkatdhetarët që kanë qenë së fundi në Kosovë po përballen me kolona të gjata. Në pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardh sot janë krijuar kolona të gjata.
Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, nga raportimi i fundit bëhet e ditur se pritjet në Merdare për të lëshuar Kosovën janë nga 30 deri 40 minuta, ndërsa kolona është e gjatë nga 250 deri 300 metra.
Ndërkaq në pikat tjera kufitare gjendja është e qetë, pritjet për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat kufitare janë deri në 5 minuta.
Kujtojmë që në dy javët e fundit ka pasur fluks të madh të bashkatdhetarëve që kanë ardhur nga Zvicra, kjo për arsye se ky shtet e kishte hequr Kosovën nga lista e karantinës, , shkruan Gazeta Metro.
Më poshtë keni raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme