Kritikave lidhur me mënyrën si iu drejtua njërës prej vajzave konkurrente në “Hell’s Kitchen”, Renato Mekolli iu përgjigj përmes një postimi në Instagram, ku kërkon publikisht ndjesë dhe shprehet i penduar.
“Edhe shefi pendohet. Më rrëmben kuzhina dhe dëshira për perfeksion, [por] padyshim kjo nuk justifikon atë që i thashë Erkiadës në episodin e kaluar, njërës nga konkurrentet! Një fjalë që goditi si shigjetë tek ajo dhe ju që shihni programin! Unë kam mbajtur syze ashtu si edhe familjarët e mi, ndaj kurrsesi qëllimi im nuk është të ofendoj askënd. I bashkohem thirrjes suaj, se duhet të evitojmë këtë mënyrë komunikimi!”
Më pas, shton:
“Ama nga ky gabim të gjithë një mesazh e morëm: Se kur u themi të tjerëve një fjalë të shëmtuar, i lëndojmë ata! Nga programi i pamë të dyja anët e medaljes, atë që ‘gjuan me fjalë’ dhe personin që vuan nga ato!”