Në Evropë kanë filluar përsëri kufizimet e reja ndaj koronavirusit, pas rritjes së rasteve pozitive dhe viktimave, përcjell InLajmi.
Por, pavarësisht kësaj gjendja në Kosovë mbetet më e qetë, duke marrë parasysh se tash e disa ditë krahasuar me vendet tjera kemi numër më të vogël të rasteve të të infektuarve dhe vdekjeve brenda një dite.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë e deri më sot, nga ky virus janë prekur 16 mijë e 502 qytetarë nga 77 mijë e 272 sa kanë qenë të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Numri i të shëruarve ka arritur në 14 .519 raste, kurse numri i rasteve që mbeten ende aktive në vend është 1.333./InLajmi/






















