Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu me anë të një nisme ligjore ka kërkuar që pensionet kontributdhënës t’i marrin të gjithë për aq sa kanë punuar, raporton InLajmi.
Haxhiu një konferencë për media ka thënë se ka marrë përkrahje për këtë plotësim ndryshim nga të gjitha grupet parlamentare
“Çka unë kërkoj janë kërkesat e atyre qytetarëve që kanë kërkuar në vazhdimësi që pensionet kontributdhënësve të marrin të gjithë pensionistët për aq sa kanë punuar. Pra pensionistët që kanë punuar qoftë edhe një ditë të vetme t’i marrin pensionet e tyre varësisht nga kontributi që kanë dhënë”, tha ajo.
Deputetja thotë që shteti po u hyn në hak atyre që janë dëbuyar nga puna, duke ju dhënë pension vetëm atyre që kanë punuar në kohën e ish-sistemit.
“Tani iu kërkojmë përvojën e punës 15 vjeçare, dihet pse s’kanë punuar 15 vite, dihet ideali i tyre për çka e kanë lëshuar punën, pra unë asgjë nuk po kërkoj veçse një të drejtë themeltare”./InLajmi/