Shqipëria ka vazhduar me barazime në Ligën e Kombeve, ku kësaj radhe ka barazuar kundër Lituanisë, pas barazimit kundër Kazakistanit
Kësaj radhe djemtë e Edi Rejës kanë barazuar kundër Lituanisë me rezultat 0-0. Një ndeshje e luajtur në kushte tepër të vështira ka bërë që Shqipëria mos të fitojë për tri ndeshje rresht në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja shqiptare luajti shumë më mirë që nga fillimi i ndeshjes ku kishte disa raste. Megjithatë në fund të pjesës së parë arbitri nuk ndali një penallti për Shqipërinë ku pati prekje me dorë nga një lojtar i Lituanisë.
Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdoi dominimin deri në minutën e fundit, madje Trashi pati dy mundësi të mira për të shënuar por që i shpërdori ato.
Në përgjithësi Shqipëria pati nëntë tentime për gol, ku tri goditje përfunduan në korniza të portës dhe gjashtë të tjera jashtë.
Shqipëria pati edhe posedimin e topit, me 55 për qind të posedimit të topit.
Pas kësaj ndeshje, Shqipëria dhe Lituania ndajnë pikët, pra nga pesë të tilla nga 4 ndeshje të zhvilluara, GazetaExpress
Ndeshjet e fundit Shqipëria i zhvillon në Shqipëri ku do ta pret Bjellorusinë dhe Kazakistanin.