Zëdhënsi i Partisë Demokratike të Kosovës së Kosovës Avni Bytyqi ka thënë se Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka e ka mbytur Prizrenin me korrupsion, përcjell InLajmi.
Bytyqi ka shtuar se keq-qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë është shëndruar në një tregim tragjik, ku keqmenaxhimi, korrupsioni e nepotizimi janë bërë personazhe kyqe të një komune e cila meriton një qeverisje më të mirë
Postimi i plotë i tij:
Mytaher Haskuka (Myta), nuk e mbyti korrupsionin në Prizren, siç kishte premtuar Albin Kurti. Përkundrazi, Myta e mbyti Prizrenin me korrupsion!
Keq-qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë është shëndruar në një tregim tragjik, ku keqmenaxhimi, korrupsioni e nepotizimi janë bërë personazhe kyqe të një komune e cila meriton një qeverisje më të mirë! /InLajmi/