Vazhdon rritja e rasteve me koronavirus në vend, ku vetëm brenda 24 orëve janë raportuar 98 raste të reja me koronavirus, teksa 37 persona janë shëruar, dhe është shënuar 1 rast i vdekjes, përcjell InLajmi.
Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes, kurse raste aktive mbeten 1.291.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë./InLajmi/