KEDS-i ka reaguar pas disa raportimeve se çmimet e energjisë elktrike janë rritur, duke e mohuar këtë gjë dhe duke e quajtur plotësisht të pavërtetë, përcjell InLajmi.
Me anë të një komunikate për media, KEDS thekson se çmimet nuk janë rritur asnjë cent tash e disa vite në vend.
Komunikata e plotë nga KEDS:
Çmimet e energjisë elektrike nuk janë rritur
Sot në disa portale ka dalë një lajm i pavërtetë se gjoja çmimet e energjisë elektrike janë rritur në Kosovë. Kjo nuk është e vërtetë. Portalet thirren në raportin e Agjencinë së Statistikave të Kosovës.

Çmimet e energjisë elektrike nuk janë ngritur në Kosovë asnjë cent tash e disa vjet. Ju lutem ta korrigjoni këtë lajm të pavërtetë!
Autoriteti për lëvizje të çmimeve të energjisë elektrike është Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Ajo nuk ka marrë asnjë vendim për rritje të çmimeve. Ju lutem drejtojuni këtij institucioni, pasi është më kredibili për çmimet e energjisë elektrike./InLajmi/