Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë , Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë të ditur se janë shënuar raste të pacientëve që janë infektuar 2 herë me koronavirus.
Ghebreyesus në një konferencë për media është përgjigjur në pyetjen nëse ekzistojnë dëshmi se një pacient i shëruar mund të infektohet sërish nga koronavirusi.
“Kanë ekzistuar disa shembuj ku njerëzit e infektuar me COVID-19, janë infektuar për herë të dytë”, përcjell EO.
“Shumica e njerëzve që janë të infektuar me virusin zhvillojnë një përgjigje imune brenda javëve të para, por ne nuk e dimë se sa e fortë ose e qëndrueshme është ajo përgjigje imune, ose si ndryshon për njerëz të ndryshëm”, deklaroi Ghebreyesus.