Pas humbjes nga Lituania, Kombëtarja e Shqipërisë kësaj radhe nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Kazakistani.
Në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë në grupin e katërt të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve, ‘kuqezinjtë’ nuk kanë arritur të marrin më shumë se një pikë.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ‘Almaty Ortalyk’ ka pëfunduar me rezultatin e barabartë dhe pa gola, pavarësisht se kombëtarja shiptare kishte disa raste të mira shënimi, përcjell Gazeta Metro.
Momentalisht Kazakistani dhe Shqipëria ndajnë 2 pozitat e para në grup me nga 4 pikë, por kjo renditje mund të ndryshojë kur të zhvillohet ndeshja mes Lituanisë dhe Bjellorusisë që kanë nga 3 pikë dhe ndajnë pozitat 3 dhe 4.