Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri gjatë ditës së djeshme ka fluturuar mbi qytetin e Pejës me balona me ajër të nxehtë, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Bashkë me të ishin Mahir Morina, Lendita Muhaxheri dhe Maurice Otin që e jetësuan idenë me balona me ajër të nxehtë.
Muhaxheri tha se gjatë kësaj aventure u shoqërua me pamje magjepsëse të qytetit.
Postimi i plotë i tij:
Çfarë spektakli iu dha dje para syve qytetarëve të Pejës! Për herë të parë, u ngritëm në qiell së bashku me doktorin e nderuar z. Mahir Morina, personin që e jetësoj këtë ide – znj. Lendita Muhaxheri, si dhe piloti z. Maurice Otin. Në ajrin e freskët të ditës së djeshme, u përkundëm nga flladi i pasdites së lehtë përgjatë Lumbardhit deri në dalje të qytetit. Gjatë kësaj avanture, u shoqëruam me pamje magjepsëse të vendit tonë të bukur, të cilat ua prezentoj t’i shijoni. Padyshim, që balona me ajër të nxehtë ishte ngjarja më e fotografuar e ditës së djeshme! I juaji, #GazMuhaxheri #EduaPejen #IlovePeja./InLajmi/