Kosova e ka barazuar në 1-1 rezultatin kundër Maqedonisë në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Tose Proeski Arena”.
Dardanët e nisën keq sfidën, duke pranuar gol në minutën e 16’, Benjamin Kololli devijoi goditjen e kundërshtarit për të shënuar autogol.
Por, Kosova tregoi se përse po luan më mirë dhe arriti të gjejë golin e barazimit, shkruan Gazeta Express
Florent Hadërgjonaj e shfrytëzoi gabimin e portierit që lëshoi portën dhe shënoi për 1-1 një gol shumë shumë të bukur.