Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gazmend Abrashi e ka quajtur lajm dëshpërues, mosmiratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, përcjell InLajmi.
Kuvendi i Kosovës, nuk ka arritur as në seancën e së enjtes ta votojë këtë projektligj. Kjo është hera e gjashtë që dështon miratimi i tij.
Postimi i plotë i tij:
Lajm dëshpërues nga Kuvendi i Kosovës!
Nuk u votua Projektligji për Rimëkëmbjen ekonomike që hap rrugë për implementimin e Pakos së Rimëkëmbjes për ekonominë e vendit.
Një papërgjegjësi e deputetëve të opozitës që edhe në këtë rast po i vendosin në prioritet agjendat e tyre politike, duke anashkaluar situatën e rëndë ekonomike, posaqërisht në sektorin privat i cili po ballafaqohet me mbijetesën.
Masat për luftimin e Pandemisë Covid-19 kanë shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e vendit. Sipas raportit të Bankës Botërore do të kemi tkurrje ekonomike prej 8.8% dhe kjo kërkon masa efektive që të ruajmë vendet e punës dhe stabilitetin ekonomik.
Pakoja e Rimëkëmbjes do të duhej të jetë prioritet për të gjithë!
Ka vend dhe hapësirë për politikë në sfera tjera!
Shëndet/InLajmi/