Sot në mëngjes ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka shkarkuar këshilltarin e tij Enis Qerka, pas raportimit në media se i njejti ishte arrestuar për trafikim drogë, përcjell InLajmi.

E ishte Qerka ai i cili ka thënë se po i bëhet gjykim publik për akuzat që, siç ka thënë ai, drejtësia e ka shpallur të pafajshëm, duke paralajmëruar se do të ndjekë rrugët ligjore për këtë rast.

Postimi i plotë i tij:
Gjykim publik
E tmerrshme se si u sulen me akuza e gjykime mediat e individ te partive politike ndaj meje per nje rast per te cilin te gjithe jane ne dijeni se nuk kam qene i perfshire dhe ka nje vendim te drejtesise.
E frikshme kur edhe ne rastet kur organi i drejtesise e deshmon pafajesine mediat e njerez te papergjegjshem ne kete vend ta bejn gjykimin publik.
Secilin rast do ta ndjeki ne rruge ligjore.
Une, familja ime dhe te gjithe e dine se nga dita pare ky rast eshte shfrytezuar me tendence per hesape politike./InLajmi/





















