Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për hapjen e kufijve pa kushte, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.


“Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miraruar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR. Këtë ma konfirmoj zv. Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike.”, ka shkruar ai në Facebook.
Vendimi hyn në fuqi më 12 tetor. Vendimi përfshinë hapjen e kufijve pa test PCR me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë./InLajmi/




















