Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ia ka ndarë akademikut Tahir Emra çmimin për vepër jetësore “Muslim Mulliqi”, përcjell InLajmi.
Përderisa çmimi vjetor në fushën e arteve pamore i është ndarë Hysni Krasniqit.
Dumoshi me këtë rast ka falënderuar artistët që kanë kontribuar për zhvillimin e vendit në përgjithësi.
“Ndjehem shumë e vogël në krahasim me punën tuaj që e keni bërë gjatë këtyre dekadave që nuk kanë qenë shumë të lehta për vendin tonë”.
“Andaj vërtet ju falënderoj dhe vërtet ndjehem shumë e vogël karshi punës suaj”.
Kurse i nderuar që po i jepet ky çmim u shpreh Emra. Sipas tij, nuk ka qenë aspak e lehtë që të veprohet në kohë e tij./InLajmi/