Deputeti i LVV-së Dimal Basha, ka kritikuar Qeverinë Hoti duke thënë se të njëjtit nuk kanë reaguar pas deklaratave të bëra në Serbi, përcjell InLajmi.
Basha në Facebook ka thënë se lidershipi i Serbisë del çdo ditë me retorikë raciste kundër shqiptarëve.


“Shumë e frikshme që hesht Evropa, sidomos kur e di historinë fashiste, e për më tepër që Daçiq e Vuçiq kanë qenë pjesë e kabinetit të kriminelit Millosheviq, njëri ministër e tjetri zëdhënës”, ka thënë ai, duke shtuar se Qeveria në Kosovë nuk po reagon pas këtyre deklarimeve.
Postimi i plotë i tij:
Lidershipi i Serbisë del çdo ditë me retorikë raciste kundër shqiptarëve.
? Shumë e frikshme që hesht Evropa, sidomos kur e di historinë fashiste, e për më tepër që Daçiq e Vuçiq kanë qenë pjesë e kabinetit të kriminelit Millosheviq, njëri ministër e tjetri zëdhënës.
? Ende më e frikshme që shqiptarët në Kosovë e kanë një Qeveri Koti që përveq që nuk reagon, për më tepër e akomodon duke bashkëpunu me suspendu Kushtetutën tonë, duke iu bashkangjit iniciativave te Vuçiqit (mini-Novi Sadit) qe dikur vet e kanë kundërshtu, dhe duke ia hjekur reciprocitetin dhe rrjedhimisht duke pranu mos me qenë i barabartë.
?Ne fuqi me luftu s’kemi, por jam i bindur që kemi mjaftueshëm alternativa me mbrojt dinjitetin tonë, dhe reciprociteti është një prej tyre. E ka mundësinë, tani i duhet vetëm guximi!/InLajmi/




















