Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se të dielën nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes së pacientëve nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Ai, përmes një shkrimi në Facebook, njoftoi se 56 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 69 e kanë fituar betejën.
“Situata epidemiologjike po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit. Pres që angazhimi kundër virusit COVID-19, të mos e ulë përkushtimin në sistemin e tërësishëm shëndetësorë”, tha Zemaj.
Postimi i plotë i tij;
Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, situata epidemiologjike po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit. Pres që angazhimi kundër virusit Covid-19, të mos e ulë përkushtimin në sistemin e tërësishëm shëndetësor.
Edhe sot lakorja e numrit të të infektuarve për 24 orët e fundit, është më e ulët se numri i të shëruarve.

Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 56 kanë rezultuar pozitiv, e 69 e kanë fituar betejën me Covid 19.
Bashkë mund t’ia dalim!/InLajmi/