• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Editorial & Opinion

Edukimi medial, e vetmja rrugë për ta mbrojtur shoqërinë nga lajmet e rreme dhe për t’i ruajtur vlerat demokratike të vendit

V E nga V E
3 October 2020
në Editorial & Opinion
0 0
0
Edukimi medial, e vetmja rrugë për ta mbrojtur shoqërinë nga lajmet e rreme dhe për t’i ruajtur vlerat demokratike të vendit
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Përdorimi i teknologjisë dhe pjesëmarrja masive në mediet e reja dhe në rrjetet sociale sot konsiderohet diçka laike, pa pasur dijen bazike, e cila do të fitohej përmes edukimit medial, që të paktën do të ndihmonte në formësimin e gjykimit kritik mbi produktet mediale që përdorin dhe ndaj të cilave janë të ekspozuar në mënyrë permanente. Me fjalë të tjera, zhvillimi i internetit, teknologjisë, medieve të reja dhe rrjeteve sociale i ngjan një oqeani, që përveç të mirave të cilat i ofron, brenda tij mund të ketë edhe shumë rreziqe, ndaj të cilave duhet të jemi shumë të përgatitur

Shkruan: Muhamet Jahiri

Ndër sfidat më të mëdha që po e shoqërojnë njerëzimin, vendet e qytetërimet në kohët e sotme pa dyshim është ballafaqimi me zhvillimin teknologjik dhe përfshirjen e tij në sfera të ndryshme të jetës sociale. Ky ndryshim që ka ndodhur në jetën tonë, përveç të mirave që ka sjellë dhe dobive të shumta, ka rrëmbyer me vete edhe shumë të papritura, të cilave njerëzimi po përpiqet t’u japë përgjigje. Njëra nga fushat më të prekura në këtë rrëmujë pa dyshim që mbetet zhvillimi i medieve të reja dhe rrjeteve sociale.

Zgjedhjet e fundit në SHBA u shoqëruan si asnjëherë më parë me debate për mundësinë e manipulimeve në zgjedhje përmes medieve të reja dhe rrjeteve sociale, ndërkaq edhe pas katër vjetësh, kur zgjedhjet po afrojnë, ende temë e nxehtë mbeten rrjetet sociale, mediet e reja dhe rreziqet që këto platforma mund të sjellin në zgjedhjet e nëntorit. Nëse kjo është temë dhe sfidë për njërin nga vendet me arsimin më cilësor në botë, me gjykim të theksuar kritik dhe me një model të demokracisë, dilema e pakalueshme do të ishte se çfarë mund të ndodhë me vende të tjera, ku arsimi është sipërfaqësor, demokracia e paqëndrueshme dhe mundësitë për manipulime janë të mëdha.

Zhvillimi i hovshëm i medieve, përshtatja e tyre me teknologjinë dhe mundësia që secili pjesëtar i shoqërisë të këtë në dorë të gjitha llojet e medieve, në mënyrë të pavarur, të pakontrolluar, të pambikëqyrur dhe të këtë mundësi që të jetë pjesëmarrës aktiv në përdorimin e tyre, e ka ngritur shqetësimin e gjithë atyre që merren me studimet e komunikimit. Përdorimi i kësaj teknologjie dhe pjesëmarrja masive në mediet e reja dhe në rrjetet sociale sot konsiderohet diçka laike, pa pasur dijen bazike, e cila do të fitohej përmes edukimit medial, që të paktën do të ndihmonte në formësimin e gjykimit kritik mbi produktet mediale që ne i përdorim dhe ndaj të cilave jemi të ekspozuar në mënyrë permanente.

Lajmet e rreme janë nga dukuritë më të theksuara në vendin tonë, që janë dominuese dhe që shfaqen në vazhdimësi. Ky fenomen, i cili në këtë periudhë të pandemisë ka marrë epitetin e infodemisë, tregon më së miri se sa rrezik për publikun paraqesin këto përmbajtje të manipuluara, të cilat shumë herë vijnë nga persona që kanë vetëm qëllimin e përfitimeve materiale dhe aspak interesin e publikut. Shumica nga këto veprimtari madje vijnë nga individë që nuk kanë përgatitje profesionale në këtë fushë.

Nëse do ta vendosnim një paralele, kjo do të thoshte sikurse një ekonomist ta luante rolin e pediatrit, që në esencë qëllimin do ta kishte te përfitimet materiale.

Jorastësisht në vendin tonë një numër i lartë i qytetarëve nuk besojnë fare në pandemi, por askush nuk e analizon tiposin social. Natyrisht që njëra nga arsyet kryesore se pse këta njerëz e kanë këtë bindje ka të bëjë edhe me manipulimet që u bëhen atyre përmes përmbajtjeve të rrejshme mediale.

Me fjalë të tjera, zhvillimi i internetit, teknologjisë, medieve të reja dhe rrjeteve sociale i ngjan një oqeani, që përveç të mirave të cilat i ofron, brenda mund të ketë edhe shumë rreziqe, ndaj të cilave duhet të jemi shumë të përgatitur. E vetmja formë për t’u dhënë përgjigje adekuate këtyre dukurive negative dhe e vetmja formë që ne t’i përdorim mediet e reja dhe rrjetet sociale në dobinë tonë të përgjithshme është zhvillimi i gjykimit kritik përmes mësimit gjithëpërfshirës në shkolla të lëndës së edukimit medial.

Shoqëria jonë mund të konsiderohet si e ekspozuar me rrezikshmëri të madhe në këtë fushë për shumë arsye. E para, ka të bëjë me mungesën e një kujdesi institucional, i cili do të kujdesej që të paktën ndaj brezit të ri të bëhej shumë për t’i parandaluar përmbajtjet e paligjshme dhe të dëmshme, ndaj të cilëve mund të ekspozoheshin ata. Sot të rinjtë janë “viktimat” më të shpeshta të kësaj hapësire virtuale, që në mënyrë të vazhdueshme janë të ekspozuar ndaj pedofilisë, bullizmit dhe stereotipave të ndryshëm, viktima të lajmeve të rreme, ngacmimeve seksuale dhe shumë formave të tjera. Prandaj, mosha e tyre është e ndjeshme dhe e vetmja formë për t’u ndihmuar atyre në këtë drejtim do të ishte përkushtimi institucional.

E dyta, ka të bëjë me një arsim të brishtë publik. Shumica e të rinjve nuk arrijnë të zhvillojnë mjaftueshëm gjykimin kritik në shkolla dhe kjo ndikon drejtpërdrejt edhe në përdorimin e medieve. Sa më pak që do të kemi të zhvilluar gjykimin kritik, aq më shumë do të jemi të ekspozuar ndaj dukurive negative që vijnë përmes këtyre platformave të reja.

E treta, ka të bëjë më familjen. Për shkak të proceseve historike dhe politike në të cilat ka kaluar vendi ynë në një pjesë të familjeve ende mbetet problem zhvillimi i gjykimit kritik, sidomos mbikëqyrja e fëmijëve nga ana e prindërve në raport me përdorimin e teknologjisë së informacionit, e cila masivisht është e pranishme në çdo familje. Sidomos gjenerata e të rinjve duhet të ketë mbështetjen e vazhdueshme të familjes në këtë drejtim.

Dhe e katërta, për nga renditja, por më e rëndësishmja, ka të bëjë me mungesën e lëndës së edukimit medial. E vetmja rrugë që do të ndihmonte kategoritë e ndryshme sociale do të ishte mësimnxënia përmes kësaj lënde. Kjo lëndë mësimore do të ndihmonte që të rinjtë të zhvillojnë gjykim kritik, të marrin informacione bazike për mediet, për përmbajtjet mediale, konstruktimet dhe mesazhet e tyre, të dallojnë të vërtetën nga e rremja dhe ato njohuri t’i bartnin te pjesëtarët e tjerë të familjes, si dhe të kenë aftësi që ta mbrojnë veten e tyre.

Në Kosovë ka pasur humbje jete nga sherret ose problemet që kanë nisur përmes këtyre platformave; kemi çdo ditë arrestime dhe viktima, të cilat vijnë nga përdorimi në formë të gabueshme i kësaj teknologjie, por është shtuar edhe degradimi social, manipulimi i opinionit publik me përmbajtje të rreme, si dhe janë rritur problemet shëndetësore, që mund të shfaqen nga ekspozimi i tepërt, i gabuar dhe i pagjykuar i këtyre platformave online.

Prandaj, është momenti i fundit që institucionet të vetëdijesohen dhe të hartojnë plane e kurrikula që kjo lëndë të jetë në shërbim të të rinjve, sepse çdo vonesë në këtë drejtim do të sjellë probleme dhe çrregullime të mëtutjeshme sociale.

(Autori është profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”).

Ky opinion është shkruar në kuadër të projektit “Promovimi i edukimit medial dhe forcimi i gazetarisë së pavarur në Ballkanin Perëndimor”, i cili realizohet me fonde të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes “British Embassy Pristina”.

Përmbajtja e këtij botimi është vetëm përgjegjësi e autorëve/autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, “Albany Associates”, “Media Centar Sarajevo” ose “KosovaLive”.

 

Tags: GazetariaMediaMuhamet Jahiri
Postimi i mëparshëm

Edhe në spital Trump e merr valixhen bërthamore

Postimi tjetër

Xhudisti japonez mposht serbin me flamur të Kosovës

Të ngjajshme Postime

Gajret Hashim!
Editorial & Opinion

Gajret Hashim!

18 March 2025
Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin
Editorial & Opinion

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

13 March 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 3 shtator ndër vite

3 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?!

28 July 2023
Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë
Editorial & Opinion

Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë

13 June 2023
Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq vetëm te Albin Zajednica kam parë!
Editorial & Opinion

Epoka e UÇK-së para gjyqit!

9 April 2023
Postimi tjetër
Xhudisti japonez mposht serbin me flamur të Kosovës

Xhudisti japonez mposht serbin me flamur të Kosovës

Lajmet e fundit

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24 December 2025
SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

24 December 2025
Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

24 December 2025
Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu