Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë brenda 4 ditëve të ardhshme do të arrijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë.
Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke i bërë thirrje menaxhmentit në ANP që të kenë kujdes të shtuar ndajë diasporës dhe të ketë mbarëvajtje të mirë sa i përket respektimit të masave anti-Covid.
“Me qëllim të shkëmbimit të praktikave më të mira kundër Covid 19 dhe asistencë të ndërsjellë për përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, dje në Tiranë kemi nënshkruar edhe marrëveshjen me znj. Orgeta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale”.
“Kemi mirëpritur vendimin e shtetit Zviceran për të larguar karantinën për bashkatdhetarët që kthehen në Zvicër dhe vlefshmërinë e testeve tona që ka bërë ekipi i ekspertëve epidemiologjikë të institutit gjerman të shëndetit publik “Robert Koch Institute””.
“Shifrat na tregojnë se nga 17 shtatori e deri më sot, 3 tetor 2020, janë testuar gjihsejt 10,090 qytetarë, betejën ndaj virusit e kanë fituar 1,833 pacientë ku kanë rezultuar pozitiv 918 raste, ndërsa 26 raste të vdekjes”.
“Këto janë rezultatet që dallojnë shumë nga dy javët e mëparme dhe dëshmojnë se vetëm me përkushtim të përbashkët do ta mundim virusin. Vjeshta dhe dimri do të na gjej shumë më të përgatitur, në infrastrukturë, kapacitete humane, testim, vaksinim e shumë aktivitete tjera që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”, ka shkruar Zemaj.