Kosova vazhdon përballjen me pandeminë Covid-19 ani pse numri i rasteve aktive ka rënë në 1.347. Kjo pasi në muajin e fundit rastet e reja kanë shënuar rënie, ndërsa numri i të shëruarve ka shënuar rritje, përcjell InLajmi.
Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 15.705, ndërsa janë shënuar 627 viktima.
13.731 pacientë janë shëruar, ndërsa aktive kanë mbetur 1.347. /InLajmi/






















