Nga recetat e salcave, salca me avokado është nga më të pasurat në vlera ushqyese, e lehtë dhe e shijshme! Fantastike për të shoqëruar perime të skuqura apo të skarës apo çdo ushqim meksikan si burrito, quesadillas, nachos dhe taco.
2 avokado
400 gr kos
20 ml vaj ulliri
2 gr kripë
2 limona
Udhëzimet
Marrim avokadon dhe e presim në mes. E pastrojmë duke i hequr lëkurën dhe bërthamën, dhe e vendosim në një enë.
Marrim limonat dhe i shtrydhim. Lëngun e 2 limonave e hedhim tek avokado.
Në enën me avokado dhe limon shtojmë kosin, vajin e ullirit dhe kripën.
vendosim në blender dhe i përziejmë të gjitha produktet, derisa të bëhet një masë kremoze. Më pas e kalojmë në një sitë dhe e kemi gati për ta shërbyer.