Aktivistet e PSD-së, të cilët kishin organizuar një aksion kundër pabarazisë dhe përfitimit të bankave gjatë situatës me koronavirus, janë ndalur nga Policia e Kosovës dhe janë dënuar, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar anëtarii kësaj partie, Frashër Krasniqi, i cili njoftoi se Policia ka dënuar organizatorët e këtij aksioni.
Postimi i plotë i tij:
“Policia po i dënon aktivistët e PSD sepse realizuan një aksion kundër pabarazisë dhe përfitimit spektakolar të bankave edhe gjatë situatës me COVID-19. Bankat janë përfituesit në të mëdhenj të pandemisë. Përfitimin e tyre të padrejtë dhe të pabarabartë, po e mbron qeveria. Qoftë aktualja, qoftë e kaluara”./InLajmi/