Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441, përcjell InLajmi.
Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.
Sot nuk ka vdekur asnjë person nga koronavirusi në vend dhe janë shëruar 62 persona./InLajmi/