Sheshet e Prishtinës nga sot do të jenë në vëzhgimin e kamerave të sigurisë, përcjell InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
Ahmeti ka thënë se vendosja e këtyre kamerave do të rris nivelin e sigurisë në qendër të qytetit.
“Sheshet e Prishtinës janë të frekuentuara shumë nga qytetarët dhe vende ku organizohen shumë aktivitete. Vendosja e kamerave do të ndihmojnë në rritjen e nivelit të sigurisë në qendrën e qytetit”, ka shkruar Ahmeti./InLajmi/