Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se lokaleve do t’iu mundësohen të operojnë edhe brenda, si shkak i motit të ftohtë.
Këto deklarime Rama i bëri në një takim me bizneset në Vlorë, ndërsa ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë do të dalë së shpejti me njoftim për lirimin e këtyre masave, përcjell FaktePlus.
“Sot do të dalë njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve, se është problem tani që fillon koha më e ftohtë, por duke respektuar masat”, tha Rama.