Sezoni i gripit pothuajse ka arritur dhe jemi të sigurt që nuk dëshironi që ditët e çmueshme të pushimit t’i shpenzoni i sëmurë në krevat.
Prandaj me siguri pyesni kur është koha e duhur që të merrni vaksinën, transmeton Telegrafi.
Vaksina kundër gripit ndihmon që në ne të mos veprojnë viruset e rrezikshme.
Edhe pse ekspertët nuk munden me siguri njëqind për qind të parashikojnë kur do të jetë rreziku më i madh dhe kur saktësisht do të fillojë sezoni i gripit, Qendra për kontroll dhe preventivë propozon që të marrim vaksinën nga fundi i tetorit. Ose atëherë ose sapo vaksina të arrijë në barnatore dhe spitale.
Aktiviteti i gripit zakonisht arrin majat në muajin janar ose shkurt.
Nevojiten disa javë që të arrini imunitetin, andaj këshillohet që ta merrni më herët, para se të fillojë sezoni i gripit.
Zakonisht janë të nevojshme dy javë pasi të merrni vaksinën që të krijohen antitrupa të cilët do të luftojnë kundër gripit.
Nëse i jeni ekspozuar gripit para ose menjëherë pas vaksinës, është e mundshme që do të sëmureni madje edhe nëse merrni vaksinën.
Vaksina e gripit është një vaksinë e cila injektohet me një gjilpërë, zakonisht në krah. Tipet e virusit të gripit janë vazhdimisht në ndryshim, kështu që është e domosdoshme që një vaksinë e re gripi të prodhohet çdo vit.
Shkencëtarët krijojnë vaksinën e re përpara se të fillojë sezoni i gripit duke parashikuar tipi e virusit që ka të ngjarë të përhapet më shumë gjatë sezonit të ardhshëm.
Efektiviteti i vaksinës së gripit mund të ndryshojnë në varësi të personit që vaksinohet. Vaksina tenton të veprojë më mirë tek të rriturit e shëndetshëm dhe fëmijët, dhe më pak tek të moshuarit.