Banorët në disa pjesë malore të Austrisë dhe Zvicrës janë befasuar nga reshjet e hershme të borës, të cilat zakonisht në ato rajone vijnë në fund të tetorit e jo në fund të shtatorit.
Agjencia Zvicerane e Meteorologjisë tha të shtunën se në qytezën Montana, që shtrihet në jug të kantonit Valais, priten reshje bore në trashësi prej 25 centrimetrash, që do të ishte rekord i ri për këtë periudhë të vitit
Ndryshimi i motit erdhi pas rënies së konsiderueshme të temperaturave dhe reshjeve të mëdha, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Autoritetet dolën në terren në dy vendet alpine për t’i pastruar rrugët që ishin bllokuar nga bora dhe akulli.