Sindikata e Infermierëve të Kosovës thotë se një infermier është plagosur në departamentin e Urologjisë, përcjell InLajmi.
Kjo Sindikatë e dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit dhe bën thirrje tek organet e sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryesit e veprës të marrin dënimin e merituar.
Reagimi i plotë
“Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”
Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.
Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë.Kryesia e Sindikatës së infermierëve. /InLajmi/