Limbardhi i Prizrenit, që njihet si njē lum me rrjedhen e kristalt të ujit, sot kah mesdita, u nxi nga ujërat e zeza dhe kundërmuese, qĕ po rrjedhin mu përballē Shadërvanit. Kështu shumë qytetarë dhe mysafirë të tjerë, që nē këto momente ndodheshin ne Sheshin e Dëshmorëve dhe në Shadĕrvan, mbetēn të hutuar nga kjo dukuri e pazakonshme. raporton InLajmi.
Lidhur me kĕtē, pēr InLajmin u prononcua Shqipron Ibrahimi, inspektor komunal i ambientit, cili tha se pĕr shkak tē punimeve gjatë pastrimit tĕ gypave tĕ ujërave të zeza në lagjen Bazhdarhane, nga njē kompani e kontraktuar nga Compania gjermane KFW, erdhi deri te shkarkimi i ujërave të zeza nĕ shtratin e Lumbardhit. Pritet qĕ deri në orët e mbrēmjes, të menjanohet kjo dukuri e pazakonshme në Lumbardhin e Prizrenit.
Osman Goranci/InLajmi/