Një grup i qytetarëve kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të kundërshtuar dhunën ndaj grave.
Në këtë protestë të organizuar nga grupi “Republikë”, u tha se jeta e grave po rrezikohet.
“Jetët e grave në Kosovë po rrezikohen çdo ditë, nga një kulturë e dhunës e prodhuar nga mendësia patriarkale në shoqërinë tonë, e të mirëmbajtur nga institucionet tona, ato dështojnë të reagojnë me kohë, për t’iu përgjigjur grave kur ato kërkojnë mbrojtje.
Institucionet tona promovojnë një kulturë dhune, duke e fajësuar viktimën e duke mos dënuar kriminelët. Jemi lodhur duke pritur në ankth duke pritur për gratë që vriten e për ato që dhunohen, përcjell EO.
Prandaj të frustruar me gjendjen e krijuar lusim të gjithë njerëzit që besojnë në kërkesat e replikë, për drejtësi për gratë të bashkohen në protestë”, ka thënë Bjeshka Guri aktiviste.