Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, me të cilin diskutuan rreth bashkërendimit të aktiviteteve në luftimin e monopoleve që potencialisht ekzistojnë në tregun e Republikës së Kosovës.
Në këtë takim po ashtu u diskutua edhe për çështjet tjera që lidhen me ndërmarrjet publike./InLajmi/