Nga fillimi i muajit të ardhëm (8 tetor), në Serie A do fillojë hapja graduale e dyrëve të stadiumeve për tifozë. Kështu është njoftuar sot nga Qeveria e Italisë.
Minsitri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, ka njoftuar se janë duke punuar që hapja e stadiumeve në Serie A të bëhet në mënyrë graduale nga 8 tetori.
“Tani nuk mund ta kalojmë shifrën 1.000 persona. Por nga 8 tetori, kur do ta publikojmë dekretin e ri, do të bëjmë gjithçka për t’i rihapur stadiumet. Ne nuk kemi mundur t’i hapim stadiumet tani për më shumë njerëz duke e parë që në vendet e tjera numri i rasteve me koronavirus po rritet” – deklaroj Spadafora, transmeton Gazeta Metro.
Ndryshe, në xhiron e parë në Serie A në disa nga stadiumet janë lejuar që të pranishëm të jenë nga 1 mijë tifozë. Deri më tani, një numër i caktuar i tifozëve është lejuar që të ritkhehen edhe në Bundesligë.