Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të ri të diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, i cili para Komisionit për Politikë të Jashtme ka thënë se Kosova nuk do ta arrijë shtetësinë nëse Kina, India dhe Rusia nuk e njohin pavarësinë e saj.
Ramush Haradinaj ka thënë se janë dashur dy vite sensibilizim ndërkombëtar dhe rezistencë aktive për mospranimin të devijimit të dialogut të Federica Mogherinit, nga ai i normalizimit të marrëdhënieve në atë të korrigjimit të shkëmbimit të kufijve e territorit. Dhe se tani është për keqardhje të dëgjojë deklarata të tilla nga Borrell për cektësinë e njohurive të tij, përcjell Inlajmi
https://www.facebook.com/179643115493444/posts/1387342968056780/




















