Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci në 22-vjetorin e rënies së tyre, duke thënë se ata na e kujtojnë përkushtimin dhe sakrificën e madhe për liri, pavarësi dhe demokraci.
Hoti ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ishte aleate e luftës së Kosovës, pasi pushka e heronjve shkrepi për të mbrojtur popullin.
“Njëzet e dy vjetori i rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, na kujton përkushtimin dhe sakrificën e madhe për liri, pavarësi dhe demokraci, përcjell Klan Kosova.
Pushka e tyre shkrepi për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe ekzistencën e popullit tonë, andaj dhe bashkësia ndërkombëtare ishte aleate e fuqishme e luftës sonë të drejtë. Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre”, ka shkruar Hoti.