Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka njoftuar se mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pikë derivatesh në lagjen Veternik të Prishtinës. Për rastin menjëherë janë lajmëruar ekipet e policisë të cilat për fat të mirë kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar për këtë rast.
Nga Policia e Kosovës në një deklaratë për Gazetën Express kanë dhënë detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.
“Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personi i dyshuar nën kërcënimin e armës (me forcë duke i shkaktuar lëndime viktimës), ka arrit të merr një sasi të parave dhe është nisur të largohet nga vendi i ngjarjes, por menjëherë njësitet policore janë vënë në ndjekje të tij. Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit. Personit të dyshuar policia i ka gjet dhe konfiskuar një sasi të parave, dy telefona, një çantë etj.”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Po ashtu, lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar për ekzaminim veturën të cilën po e drejtonte i dyshuarit