“Nuk ka asnjë pikëpyetje nëse Izraeli do ta njohë apo jo Kosovën, sepse Izraeli e njohu Kosovën më 4 shtator dhe tani ne duhet të shohim se si të mos lejojmë që kjo të ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Izrael,” tha ambasadori i ri i Izraelit në Serbi Jahel Vilan.
“Izraeli nuk nënshkroi asgjë në Washington, ne nuk ishim pjesë e atij samiti. Një marrëveshje u nënshkrua midis Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Shteteve të Bashkuara. Kryeministri ynë (Benjamin Netanyahu) mirëpriti njohjen e ndërsjellë të Izraelit dhe Kosovës”.
Ambasadorit iu kërkua të komentojë nëse njohja izraelite e Kosovës do të ndikojë në marrëdhëniet midis Jeruzalemit dhe Beogradit.
Ai tha se kur erdhi në Beograd në takimin inaugurues me Presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ai diskutoi për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, dhe kur u pyet se si Vučić komentoi njohjen izraelite të Kosovës, Vilan deklaroi se “kjo nuk është diçka që atë e bën të lumtur, dhe nuk e mbështet një gjë të tillë “,tha ai për televizionin N1.
“Por Izraeli është një shtet sovran dhe ky është vendimi ynë. Marrëveshja u nënshkrua, nuk është diçka që unë ose Vuçiç do të ndryshojmë. Ne duhet të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe të mos merremi shumë me diçka që është bërë dy javë e gjysmë më parë në Uashington, “tha ambasadori, transmeton Reporteri.
Kur u pyet se si e komentoi faktin që Serbia ndërmori marrëveshjen në Washington për të zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Aviv në Jeruzalem, ai tha se “është shumë pozitive, se është një lajm i mirë”.