Qeveria e Kosovës ka miratuar dokumentin për regjistrimin e popullsisë për vitin 2021, raporton InLajmi.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka thënë se ky dokument krijon kosto shtesë buxhetore me mbi 2 milionë.
“Është në pajtim me politikat qeveritare, ku përcaktohen objektiva me regjistrimin e popullsisë”.
“Agjencia e Statistikave ka paraqitur tri opsione. Sekretariati koordinues vlerëson se draft dokumenti është në përputhje me strukturat e paraparë, ku krijon kosto shtesë buxhetore mbi 2 milionë për vitin 2021/2023. Kjo kosto është e kërkuar për stafin që do të punojë”./InLajmi/