Aksionin e Policisë së Kosovës në Karaçevë e ka komentuar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se gjërat mund të ndryshohen edhe brenda orëve, dhe se bashke me kazinot e prostitucionin duhet të largohet edhe Qeveria,
Postimi i plotë i tij:
Deri dje qendër e bixhozit, prostitucionit, kontrabandës, shitjes së narkotikëve. Sot e rrënuar. Gjërat mund të ndryshohen edhe brenda orëve.
Aktivizimi qytetar, angazhimi politik detyron çdo pushtet të veproj, madje edhe atë ilegal. Bashkë me kazinot e prostitucionin duhet të largohet edhe kjo qeveri ilegale/InLajmi/