• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 28 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Borrell: Marrëveshja Kosovë-Serbi, midis prioriteteve kryesore

J G nga J G
7 October 2019
në Kosovë, KRYESORE
0 0
0
Borrell: Marrëveshja Kosovë-Serbi, midis prioriteteve kryesore
0
SHPERNDARJE
13
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë në mesin e prioriteteve për shefin e ri të diplomacisë evropiane, Joseph Borrell.

Borrell foli të hënën në seancën e konfirmimit në Parlamentin Evropian, ku paralajmëroi se udhëtimi i parë i tij si përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian do të jenë në kryeqytetin e Kosovës – Prishtinë.

Duke thënë se dialogu është zhvilluar “shumë gjatë”, Borrell premtoi se do t’i kushtojë vëmendje të posaçme këtij procesi.

Ai tha se të dyja palët duhet të tregojnë përkushtim. Nga Kosova, tha se pret të heqë taksën e vënë ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, ndërsa nga Serbia kërkoi “angazhim të sinqertë” në dialog.

I pyetur se sa do të jetë i besueshëm roli i tij, marrë parasysh se përfaqëson Spanjën – një shtet që nuk e ka njohur Kosovën – Borrell tha se njohja është përgjegjësi e secilit shtet anëtar të BE-së dhe se Spanja nuk është problem në këtë drejtim.

“Për aq kohë sa nuk e njohin Rusia dhe Kina, Kosova nuk mund të jetë shtet”, tha shefi i ardhshëm i diplomacisë evropiane.

Megjithatë, ai premtoi se do të angazhohet në këtë pjesë të rajonit sepse, siç theksoi, “ka dallime midis njohjes dhe angazhimit të përbashkët”.

Bashkimi Evropian, këtë javë, po ashtu pritet të emërojë një të dërguar të posaçëm për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, përcjell rel.

Më 3 tetor, ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun Kosovë-Serbi.

Emërimi i Grenellit është bërë përkundër faktit që Departamenti amerikan i Shtetit ka emëruar Matthew Palmerin të dërguar të posaçëm për Ballkanin, në fund të gushtit.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit ka ngecur qëkur Kosova iu ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Përkundër thirrjeve të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian për heqjen e kësaj mase, autoritetet e Kosovës nuk kanë ndryshuar qëndrim, lajmi,net.

Autoritetet në Serbi, në anën tjetër, janë pozicionuar për mosvazhdimin e dialogut derisa të hiqet taksa.

Seanca dëgjimore për Borrellin u zhvillua një ditë pasi në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, rezultatet e të cilave nxorën fituese opozitën e deritashme.

Në Parlamentin Evropian do të mbahen 26 seanca dëgjimore deri javën e ardhshme, për secilin komisionar të emëruar.

Më 23 tetor, Parlamenti voton për Komisionin e ri Evropian që merr detyrën më 1 nëntor të këtij viti.

Postimi i mëparshëm

Taulant Balla: Shqipëria do të mirëpriste njohjen e Kosovës nga Rumania

Postimi tjetër

FFK dhe BQK nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale – Gjatë ditës mund të ketë ndonjë rrebesh shiu

28 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
KRYESORE

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Aksident i rëndë mes 3 automjeteve në tunelin e Kalimashit, humbin jetën 2 kosovar
Kosovë

Policia arreston një person për zjarrvënie në Mitrovicën e Veriut – kapet përmes video-incizimit

26 July 2025
Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së
KRYESORE

Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së

26 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin që shkojnë deri në 43 gradë celsius

26 July 2025
Postimi tjetër
FFK dhe BQK nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit

FFK dhe BQK nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?

28 July 2025
Receta e supës franceze me qepë

Receta e supës franceze me qepë

28 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira lokale – Gjatë ditës mund të ketë ndonjë rrebesh shiu

28 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu