Edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka reaguar pasi që për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, përcjell InLajmi.
Selmanaj në Facebook ka thënë se me këtë ligj do të ju mundësohej qytetarëve qasje në 200 milionë euro nga kursimet e tyre.
“Madje deputetët opozitar nga frika që ky ligj do mund të kaloj nga deputetët nga radhët e pushtetit, ata për ta bllokuar aprovimin e tij, vendosin që të mos marrin pjesë fare në votim”, ka shkruar ai, duke thënë se duhet të shtrohet pyetja se kë e përfaqësojnë këta deputetë./InLajmi/