Situata me koronavirus në vend edhe pse është nën kontroll, mbetet e rënduar, për shkak të pacientëve të shtrirë në Klinikat e QKUK-së, por edhe në Spitalet tjera.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi në një intervistë për Telegrafin ka folur për situatën pandemike me COVID-19, në Kosovë. Krasniqi tha se aktualisht është një situatë më e qetë me COVID-19, mirëpo siç theksoi ai ende situata mbetet e rënduar pasi ende ka pacientë në klinikat e SHSKUK-së.
Ai tregoi se në Klinikat e SHSKUK-së janë mbi 300 pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa mbi 20 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.