Sonte në mbrëmje është ndriçuar objekti i “Bibliotekës Kombëtare”, për të kujtuar viktimat e koronavirusit në Kosovë, përcjell InLajmi.
Me këtë veprim po ashtu po falënderohen mjekët për sakrificën e tyre që nga lajmërimi i rasteve të para.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në facebook.’
“Po shënojmë plot gjashtë (6) muaj prej se në Kosovë u konfirmua rasti i parë me #covid19. Që prej atherë, të gjithë ne si shoqëri jemi duke kaluar ditë të vështira e plot sfida në betejë me pandeminë. Edhe më tej, jo të gjithë po dalin fitimtarë! Andaj edhe ndriçuam ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare për të kujtuar të gjitha jetët që i mori #covid19 dhe për të nderuar dhe falënderuar nga zemra, të gjithë personelin shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit që nga fillimi i pandemisë. #bashkë mund të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë! #prishtina”./InLajmi/