Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ende nuk është marrë ndonjë vendim për hapjen e konkursit për pranim në konvikte të studentëve shkaku i situatës epidemiologjike në vend, shkruan InLajmi.
Qendra e Studentëve ka treguar se janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve dhe se për çdo vendim do të njoftohen studentët me kohë.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës njofton të gjithë studentët se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte.
Kjo si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend.
Qendra e Studentëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK dhe MASHT-së janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve për studentet për vitin akademik 2020/2021. Për çdo vendim do te njoftoheni./InLajmi/