Në 24-orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 92 raste të reja me COVID-19, duke çuar në 14 mijë e 119 numrin e personave të infektuar me virus.
Po ashtu, për gjatë kësaj kohe janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10 mijë e 546 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 10, përcjell Telegrafi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 7 pacientë, duke çuar në 563 numrin e viktimave.
Nga rastet e fundit të konfirmuar me COVID-19, më së shumti janë nga Komuna e Prishtinës me gjithsej 39 raste dhe Prizreni më 10 raste. /InLajmi/